Tenton të kalojë rrugën, përplaset për vdekje këmbësori

441
Një person ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Xhafzotaj. Sipas burimeve zyrtare, personi po tentonte të kalonte rrugën duke kapërcyer trafikndarësen, në momentin kur është përplasur nga një mjet tip Benz, me drejtues Orges Sina. Viktima ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Sina është shoqëruar në polici për të dhënë detaje për ngjarjen. Pavarësisht se në gjithë gjatësinë e rrugës ekzistojnë mbikalimet, shumë njerëz, banorë të zonave përreth, vënën në rrezik jetën e tyre duke tentuar të kalojnë përmes trafikndarëseve, në një rrugë ku shpejtësia maksimale shkon mbi 100 km/h.
Sigal