Tenton në mbrojë nënën nga babai, plagoset rëndë 15-vjeçari

400
TIRANE- 15-vjeçari nga fshati Pojan i Korçës, mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri mbrëmjen djeshme, pasi tentoi të mbrojnë nënën e tij. Babai, në gjendje të dehur mori armën tip kallashnikov pas një grindje, dhe tentoi të vrasë gruan e tij. Por 15-vjeçari ka ndërhyrë menjëherë për t’i dalë në mbrojtje së ëmës, duke bërë që plumbat e armës të bien mbi të.
“Arrestimi i tij u bë pasi, dje në fshatin Pojan , në banesën e tij, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta (shtetasi i mësipërm, ka qënë në gjëndje të dehur), ka tentuar të vrasë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen E.N, 43 vjeç.
Sqarojmë se, në këtë moment, i ka dalë përpara djali i tij, shtetasi P.N, 14 vjeç, i cili është qëlluar me një plumb në këmbë, duke marrë dëmtime në pjesën e gjurit. Shtetasi 14-vjeçar, P.N, fillimisht, ka marrë ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal të Korçës dhe më pas u dërgua për në Spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, ku ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: Një armë zjarri automatike, model 56, kalibri 7.62mm, me nr 17002271, me 29 fishekë, model 56; Katër krëhëra që iu gjetën gjatë kontrollit të baneses; Një gëzhojë fisheku model 56, kalibri 7.62 mm ;si edhe 190 copë fishekë luftarakë, model 56”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.
Menjëherë policia arrestoi autorin, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit për veprën “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Babai e e plagosi, sillet në gjëndje të rënë në Tiranë15 vjeçari
Është transportuar paraditen e sotme drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, 15-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri nga i ati mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, në Pojan të Korçës.
Nën efektin e alkoolit, Romeo Nako ka qëlluar mbi të birin 15-vjeçar, P.Nako, i cili ndërhyri për të ndaluar sherrin mes prindërve.
Si pasojë e plagës së marrë, 15-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe është nisur drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor.
Vetëm pak minuta pas krimit, policia e Korçës ka mundur të vërë në pranga autorin, Romeo Nako, si dhe ka sekuestruar armën e krimit. Dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një grindje e çastit babë e bir, që ka çuar në nxehjen e gjakrave dhe ka sjellë krimin
Sigal