Tentojnë ti vjedhin bagëtitë, plagoset një bari në Kukës

429
Dy persona të maskuar plagosin me thikë një bari, në tentativë për t’i marrë bagëtitë. Pasditen e djeshme në fshatin Çajë të Kukësit 22- vjeçari N.Sh., ka qenë duke kullotur delet kur është sulmuar. Dy persona të maskuar, kanë tentuar ti marrin delet, duke e plagosur me thikë. Si pasojë e dëmtimeve të marra i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se vjedhja ka mbetur në tentativë dhe se autorët e plagosjes, janë larguar pa i marrë bagëtitë pas konfrontimit me bariun. Nga ana e uniformave blu po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal