Tentojnë të grabisin të moshuarin, por ja çfarë u ndodh shqiptarëve

586
Dy shtetas shqiptarë kanë shkuar për të grabitur një të moshuar në një zonë në periferi të Athinës. Por 88-vjeçari në Greqi ka plagosur njërin shqiptar, i cili së bashku me një bashkëatdhetarin e tij tentuan të grabisin banesën. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së hënës në shtëpinë e të moshuarit në Glyfada, një zonë në periferi të Athinës.
Sipas policisë dy shqiptarët, të moshës 28 dhe 18 vjeç rrëmbyen të moshuarin nga oborri i shtëpisë dhe e detyruan atë me forcë të hynte në shtëpi në mënyrë që ti merrnin paratë dhe sende të tjera me vlere, shkruan Ekathimerini.
Por 88-vjeçari ka mundur të qëllojë me armë drejt dy grabitësve, duke e plagosur në dorë njërin prej. Me pas dy shqiptarët u arrestuan në hyrje të Spitalit, ku kishin shkuar për të marrë ndihmën e parë. Sipas ligjit, në pranga u vu edhe i moshuari, i cili akuzohet për plagosje.
Sigal