Tentojnë të grabisin, por zbulohen nga banorët. Policia iu vihet pas hajdutëve me qen gjurmues

623
Një tentativë grabitje ka ndodhur sot në mbrëmje në Lezhë. Sipas raportimeve, tre persona kanë tentuar të grabisin një banesë por janë pikasur nga banorët.
Ata janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Banorët kanë njoftuar policinë e cila është vënë në ndjekje të 3 hajdutëve, ende të paidentifikuar. Për kapjen e tyre policia e Lezhës po përdor edhe një qen gjurmues.
Sigal