Tentoi t’i vinte zjarrin ambienteve të një firme, arrestohet 28-vjeçari në Elbasan

427
Sigal

Një 28-vjeçar është arrestuar nga ana e policisë për shkak se ka tentuar që ti vërë flakën ambienteve të një firme private.

Ai akuzohet për dy vepra penale që janë shkatërrim i pronës, dhe shkatërrim i pronës me zjarr i mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Erald Salla, 28 vjeç,  banues në fshatin Gracen,  Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi  në lagjen “Skënderbej” , Elbasan,  për motive të dobëta,  ka tentuar ti vërë flakën  ambienteve të një firme .

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale ” Shkatërrimi i pronës” Shkatërrimi i pronës me zjarrë e mbetur në tentativë” parashikuar nga  nenet 150, 151, dhe  22 të Kodit Penal.