Tentoi t’i marrë me forcë çantën një gruaje në Tiranë, në kërkim hajduti

494
Sigal

Një person ende i paidentifikuar ka tentuar që të grabisë një grua. Ngjarja në fjalë është regjistruar dje tek sheshi “Shqiponja”.

Mësohet se agresori ka tentuar që t’i marrë me forcë qytetares çantën, ndërkohë që kjo e fundit ka vepruar menjëherë duke mos lënë hajdutin që të arrinte qëllimin e tij.

Sapo policia u sinjalizua për ngjarjen, nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e hajdutit.