Tentoi t’i japë rryshfet policit,pranga për korrupsion drejtuesit të mjetit

438
TIRANË – Qarkullonte pa leje drejtimi të automjetit dhe tentoi t’i japë policisë rrugore shumën prej 1000 lekë.
Ka mjaftuar kjo shkelje dhe tentativë për rryshfet që Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tirane, në bashkëpunim me Seksionin e Anti Korrupsionit Tiranë, të arrestojë në flagrancë rreth ores 16:10 të ditës së sotme, shtetasin Saimir Ademi.
Shtetasi po udhëtonte në segmentin rrugor, në vendin e quajtur “Misto Mame” në Tiranë.
Në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor, ai ka qënë në levizje me automjetin e tij te markes “Ford” me targe “AA 678 BD”.
Ademi është arrestuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv i personave qe ushtrojne fuksione publike” parashikuar nga neni i 244 i Kodit Penal. 
Sigal