Tentoi ti fuste në burg celular vëllait, arrestohet

139

Policia ka arresuar një 33-vjeçar që tentoi të fuste në burgun e Bençës, një celular për vëllain e tij të dënuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Dritan Rrapa, banues në Gjirokastër u kap në flagrancë nga punonjësit e policisë pasi tentoi të fusë në një aparat celular për Gëzim Rrapën, 35 vjeç në burgun e IEVP Bençë, Tepelenë,”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, neni 324/a i Kodit Penal.