Tentoi të vriste një kosovar për hasmëri, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

432
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 55-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” në bashkëpunim. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Tune Pjetri, 55 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Rrilë – Lezhë.
Sipas policisë, më datë 05.03.2008, Tune Pjetri në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin kosovar P.A. për motive hasmërie. Gjykata Themelore Pejë me datë 22.01.2009 ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për ndjekje të mëtejshme.
Sigal