Tentoi të vriste bashkëshorten me pistoletë, arrestohet 31-vjeçari

733
Sigal

 

Policia e
Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë në familje. Shërbimet e
Komisariatin Nr 1., kanë vënë në pranga  shtetasi Ylber Gj., 31 vjeç,
banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vrasë me pistoletë bashkëshorten e tij. A.
Gj. Pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të
Policisë Tiranë, tek numri 112, ku shtetasja A. Gj., njoftoi se bashkëshorti po
e kërcënonte se do e vriste me armë zjarri.

Menjëherë janë dërguar shërbimet
e Komisariatit të Policisë Nr 1, të cilët bënë të mundur neutralizimin e tij
dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale; një armë zjarri tip pistoletë
model 54, me mulli  dhe 10 fishekë. Materialet procedurale iu kaluan
Prokurorisë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja
pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.Gazeta Telegraf/