Tentoi të vrasë punonjësit e një firme pas konfliktit për pronën, arrestohet pas 1 jave 25-vjeçari

540
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë në fshatin Bizë, ku një 25-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë.
Ditën e sotme, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar dhe të pandërprerë që më datë 19.07.2017, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Eduart Gjika.

25-vjeçari, banues në fshatin Bizë, rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Gjika, më datë 19.07.2017, në fshatin Bizë ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik, për motive pronësie, punëtorët e firmës që merreshin me rikonstruksionin e rrugës Lalëz-Bizë, duke qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar.
Me të marrë njoftim Efektivët e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe pas një pune hetimore të specializuar kanë bërë të mundur ndalimin e tij ditën e sotme, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që kishte shtetasi i ndaluar dhe fakti që ishte i armatosur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku ai ishte fshehur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;

• një kreher me 28 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për vepratpenale” Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal