Tentoi të vrasë me armë bashkëfshatarin pas sherrit, shpallet në kërkim 46-vjeçari

459
Një 46-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur në afërsi të fshatit “Zajs” në Kurbnesh në Mirditë.
Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre, 46-vjeçari me inicialet D.A, banues në “Zajs” Kurbnesh ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin V.A. 52 vjeç, banues në po të njëjtin fshat.

Materialet hetimore e proçeduriale do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Lezhë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Sigal