Tentoi të vrasë hajdutin duke e goditur me dru në kokë, policia arreston 25-vjeçarin nga Durrësi

457
Sigal

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Skënder Lisaku 25 vjeç,  banues në fshatin Jubë, Durrës.

Kjo pasi Skënder Lisaku, në fshatin Jubë, ka tentuar të vrasë me mjete të forta duke e goditur disa herë në kokë (me dru) shtetasin F. K. i cili ishte futur, për të vjedhur lokalin e dajës së tij, shtetasit A.V.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në ngarkim të shtetasit F.K. 39 vjeç. Shtetasi F.K. ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë  në ngarkim të shtetasit S.Lisaku dhe “Vjedhja “e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasit F.K. parashikuar në nenet 76 – 22 dhe 134-22 të Kodit Penal.