Tentoi të vrasë bashkëkombasin në Itali, arrestohet në Lion të Francës shqiptari

458
Policia franceze në bashkëpunim me Interpolin ka arrestuar në komunën Tassin La Demie Lune, në afërsi të Lionit shqiptarin 30 vjecar Erion Demaj i kërkuar prej vitit 2013 nga drejtësia italiane me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj shqiptarit Misard Ganoshi 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në natën e 9 qershorit 2013 pas një grindje mes dy grupe shqiptarësh në një diskotekë në qytezën e Cervias në Itali. Shkak i grindjes kanë qënë fjalët e tepërta ndaj të fejuarës së shqiptarit Kastrioti Gjergj, i njohur me pseudonimin Joti.
I arrestuari Erion Demaj së bashku me vëllain e tij Emanuel Demaj, e shqiptarët Emanuel Rrapi e Joti (Gj. Kastrioti) kanë organizuar tentativën e vrasjes ndaj shqiptarit G.M, 23 vjeç në zonën Villa Selva në komunën e Forlisë në Itali.
Shqiptari Ganoshi Misard u godit me pistoletë gjysëm automatike 7.65 në Milzë nga GJ. Kastrioti (Joti) por fatmirësisht mundi të mbijetojë. Më pas të 4 autorët e krimit janë larguar nga territori italian drejt Shqipërisë në bordin e një automjeti Audi A3, përmes Kroacisë e Malit të Zi.
Shqiptari Gj. Kastrioti (Joti) u vetë dorëzua 6 muaj më vonë te policia italiane në aeroportin e Bolonjës ku sapo kishte mbërritur me një udhëtim nga Shqipëria. Sipas drejtësisë italiane ka qënë ai që ka qëlluar me pistoletë shqiptarin Ganoshi Misard duke e dënuar me 12 vjet heqje lirie.
Emanuel Demaj u arrestua dhjetorin e vitit 2014 në Lion të Francës nën një urdhër arrestimi ndërkombëtar. Në qershor të 2015 dënohet nga drejtësia italiane me 10 vjet heqje lirie.
Shqiptari Emanuel Rrapi është ende në kërkim e është dënuar në mungesë me 9 vjet heqje lirie.
Erion Demaj, vëllai i Emanuel Demaj, u arrestua pak orë më parë nga policia franceze e shumë shpejt do të ekstradohet drejt Italisë ku dhe do të marrë dënimin gjyqësor.
Sigal