Tentoi të vetëhidhet nga vinçi, zjarrfikësi e bind të heqë dorë

428
Ora 10: 45 Përfundojnë me sukses negociatat me burrin e moshës 50 vjeç i cili ndodhej në shkallët e vinçit dhe kërcënonte se do të hidhej nga vinçi.
Ora 10: 40 -Një efektiv zjarrifikës neutralizoi personin dhe po e lidh me litar. Duket se është arritur të negociohet dhe ta bindin që të zbresë nga vinçi i pallatit në ndëtim e sipër
Ora 10: 31 Nje efektiv zjarrfikes po i afrohet personit qe ndodhet ne vinç dhe kërcënon se do të vetëhidhet
Ora 10: 17 – Një person ka hipur mbi një vinç dhe kërcënon se do të vetëvritet. Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanmë shkuar drejt vendit të ngjarjes pranë Gjykatës së Lartë
Nuk dihet ende identiteti si dhe motivet që kanë nxitur personin në fjalë të ndërmarrë këtë veprim ekstrem.
Forcat policore po negociojnë me personin që ndodhet në shkallët e vinçit nga dritarja e pallatit në ndërtim e sipër.
Sigal