Tentoi të trafikonte 23-vjeçaren, arrestohet autori në Elbasan

435
Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për trafikimin e një 23-vjeçareje për motive prostitucioni. Shkëlqim Sharra me banim në Cërrik, në bashkëpunim me 34-vjeçaren F.P, banuese në Gramsh kanë tentuar të trafikojnë një 23-vjeçare me iniciale B.B, banuese në Cërrik.
Sipas burimeve nga policia, shtetasit kanë tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në Itali shtetasen B.B., gjatë periudhës dhjetor 2014-janar 2015. Madje, për kalimin e të resë jashtë Shqipërisë, Sharra ka tentuar t’i japë ryshfet një punonjëse policie në portin e Durrësit. 55-vjeçari i arrestuar është dënuar edhe më parë me 12 vjet burg për veprën penale të vrasjes.
Sigal