Tentoi të përdhunojë studenten në lokal, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

421
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Genova të italisë. Mediat italiane shkruajnë se ësahtë arestuar shtetas i me iniciale P.A, mbi të cilin qëndrojnë akuzat për shpërndarje të lëndëve narkotike, dhunë seksuale, plagosje dhe mbajtje të dokumenteve false, vepra këto të konsumuara në Genova në periudhën 2006-2009. Për këto akuza, për shqiptarin është dhënë një dënim prej 4 vite, 6 muaj e 5 ditë burgim nga drejtësia italiane.
“Në verën e vitit 2015, shqiptari u denoncua nga policia pasi së bashku me disa bashkëatdhetarë, kërcënoi me vdekje me anë të një pistolete disa operatorë lokalë (bare, restorante, diskoteka), për shkak se nuk u jepnin pije falas. Gjithashtu, ai është përpjekur të përdhunojë një studente në një lokal”, shkruajnë mediat lokale.
Sigal