Tentoi të korruptonte me 2 mijë lekë policin, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

488
Një 34-vjeçar nga Lushnja është arrestuar në Tiranë pasi ka tentuar të korruptojë një efektiv policië për të mos i bllokuar patentën, pasi drejtuesi i mjetit rezultonte në gjendje të dehur.
Policia sqaron se “Kristjan Sulo 34 vjeç u ndalua duke drejtuar mjetin me targë AA 597 KG i tipit Ëolksvagen Golf 5 në gjëndje të dehur. Pas matjes së bërë me aparatin tip DRAGER ai rezultoi se kishte konsumuar alkol në masën 0.44 mg për litër e cila sipas Kodit Rrugor ka si masë ndëshkuese administrative gjobë dhe tërheqjen e lejes së drejtimit të automjetit për në Organin Administrativ Shtetëror. Gjatë komunikimit që ky shtetas ka bërë me punonjësin e policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë i ka dhënë një kartmonedhe 2000 (dymije) lekëshe në këmbim të mos bllokimit nga ana e tij e lejes së drejtimit të automjetit.”
Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të shtetasit Kristjan Sulo për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të pashikuar nga neni 244 i K.Penal.
Sigal