Tentoi të ekzekutonte me kallashnikov dy vëllezër. Arrestohet pas 5-ditësh arrati “i forti” nga Pogradeci​ (Emri)

1034
Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit është vënë në pranga ditën e sotme. Andrea Pilinçi dyshihet të jetë autori i ngjarjes së ndodhur para pesë ditësh, në fshatin Tushemisht, ku dy vëllezër u kanosën me armë pas një konflikti të çastit.
Sipas policisë së Pogradecit, në sajë të ndërhyrjes në kohë të uniformave blu, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri në fshatin Tushemisht-Pogradec, 5 ditë më parë.

“Më datë 03.08.2017 shtetasi i mësipërm, në fshatin Tushemisht-Pogradec, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta me shtetasit G.Xh, 33 vjeç, banues në Pogradec dhe E.Xh, 38 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dyshohet se ka marrë një armë zjarri në banesën e tij dhe i ka ndjekur këta të fundit, duke i kanosur si dhe prishur rendin e qetësinë publike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kanosja”; “Prishja e qetësisë publike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Sigal