Tentoi të abuzojë me pacienten, Urdhri i Infermierit: 30 mijë lekë gjobë për Everest Dukën

420
Sigal

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, pasi u informua nëpërmjet medias për shkeljen e infermierit Everest Duka, ka reaguar menjëherë për këtë rast. Kështu, UISH Qarku Elbasan, ka mbledhur Komisionin Disiplinor, për të shqyrtuar rastin e infermierit Duka, si dhe për të kuptuar se çfarë realisht kishte ndodhur. Nga konstatimi që ai vetë bëri, si dhe nga diskutimi me anëtarët e këtij Komisioni, u bë e mundur krijimi i një versioni të plotë dhe të saktë të ngjarjes.

Duka ka pranuar afrimitetin miqësor me pacienten e tij, por asnjëherë nuk ka treguar mungesë respekti ndaj saj. Komisioni i gjykimit Profesional duke gjykuar faktet e mbledhura, si dhe duke parë performancën e tij deri më tani në vendin e punës, për më tepër dhe pranimin nga ana e tij të gabimeve etike në lidhje me këtë rast, vendosi gjobitjen e tij me një gjobë prej 30.000 (tridhjetëmijë) lekësh, si dhe paralajmërimin e tij për heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit, deri në përfundim të gjykimit të çështjes. Urdhri i Infermierit ka mbajtur këtë reagim në lidhje me këtë rast të shkeljes së Kodit Etik.