Tentohet të vritet me thikë një shqiptar në Xhenova

432
Një shqiptar 36 vjeçar u plagos në Xhenova, pas një përleshjeje me një tjetër person. I dëmtuari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka plagë në bark dhe gjoks. Por pas ndërhyrjes mjekësore ai e ka kaluar gjendjen e vështirë. Policia italiane sqaroi se shqiptari u soll në spital nga një miku i tij, me të cilin kishte dalë në mbrëmje.
Ky i fundit është pronar në një klub nate të njohur të qytetit. Pasi 36 vjeçari kishte darkuar me shokun e tij, të dy u nisën për të takuar një tjetër person përpara klubit të natës në pronësi të mikut të tij, në një nga lagjet më të njohura të qytetit, Sampierdarena. Aty ndodhi përleshja.
Nga deklaratat e para flitet se shkak i plagosjes është konflikti për një femër. Por hetuesit dyshojnë se kjo ngjarje ka lidhje me atë të 20 dhjetorit të shkuar. Në atë mbrëmje, banorët e zonës përreth klubit të natës telefonuan policinë pasi dëgjuan dy krisma. Pas kontrollit që bënë karabinierët, gjetën njolla gjaku në tokë. Megjithatë ata nuk arritën të gjenin ndonjë person të plagosur apo përgjegjësit e ngjarjes.
Sigal