Tentohet të grabitet banka në qendër të Librazhdit, në kërkim autori

580
Një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet gjatë natën në Librazhd. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:20. Mësohet se një person gjysmë i maskuar, ende i paidentifikuar pas ka thyer xhamat e njërës prej dritareve të bankës, ka hyrë brenda.
Por sapo ka ndodhur dëmtimi është aktivizuar sinjali i alarmit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë. Deri më tani nuk janë dhënë detaje rreth ngjarjes në fjalë, ndërkohë që në hyrje të bankës është gjetur një shishe pijesh alkoolike
Autori ka arritur të kontrollojë disa dosje dhe pasi nuk ka gjetur vendin ku ndodhej kasaforta pas 60 sekondash ka dalë prej andej dhe është larguar me shpejtësi. Policia paraprakisht ka shoqëruar disa persona të cilët kanë qenë në zonën për rreth bankës kur ka ndodhur ngjarja. Ndërkaq po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe identifikimin e personit që tentoi të vidhte bankën. Po ashtu janë hedhur dyshimi që të ketë patur edhe bashkëpunëtorë në distancë, por mbetet ende për t’u konfirmuar.
Sigal