Tentohet djegia e një banese në Vlorë, pronari zotëron dy mjete lundruese…

492
Një banese në qytetin e Vlorës i është vendosur flaka. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa dyshohet se zjarrvënia është e qëllimshme.
Nga raportimet mësohet se pronari i banesës gjithashtu posejdon një skaf dhe një gomone, të cilat i përdor gjatë sezonit turistik.
Burime policore bëjnë të ditur se objektivi i zjarrvënësit ka qenë pikërisht djegia e dy mjeteve, që ndodheshin në oborrin e shtëpisë.
Policia dhe zjarrfikësja kane qene menjëherë ne vendngjarje dhe kanë mundur të shuajnë flakët. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Mësohet se një person ka hedhur lëndë djegëse nga pjesa e jashtme në drejtim të oborrit dhe më pas i ka vendosur flakën.
Sigal