Tensionohet situata në Shkozë, banori del para fadromës: Më shtypni. Vetëm të shpëtojnë fëmijët…

451
Sigal

Prej mëngjesit të sotëm situata në zonën e Shkozës vijon që të jetë e tensionuar, pasi fadromat e IKMT-së kanë nisur shembjen e disa banesave.

Një prej banorëve është vendosur përpara fadromës dhe thotë që nuk do të lëvizë prej aty, dhe shtëpia e tij nuk duhet të prishet.

“Më shtypni. Vetëm të shpëtojnë fëmijët….Unë si prind kam gabuar. Jam ligjërisht në faj. Jam unë fajtori. Jo fëmijët e mi”, u shpreh banori.

Banorët e tjerë po ashtu janë të irrituar dhe i kanë kërkuar punonjësve t’u japin vendimin, njoftimin zyrtar për shembjen e shtëpive të tyre.

 “Ku t’i çoj sot unë dy pleq nga 80 vjeç?! Nuk dalin ata nga shtëpia. Po na jepni letrën zyrtare, mbi cilin ligj e mbështet shembjen dhe unë dal vetë e ta shemb edhe shtëpinë madje, me kazmë”, shprehet një prej banorëve.

Protestës së banorëve u janë bashkuar sot dhe disa prej deputetëve demokratë mes tyre Grida Duma dhe Aldo Bumçi.

Ndërkohë që IKMT në një njoftim bërë pak minuta më parë thotë se ndërhyrjet janë duke u bërë në mbështetje me ligjin.

IKMT deklaron: Ne kuader te realizimit te projektit “Unaza Lindore” Tirane, Lot 3 (Shkoze) po vijon aksioni per prishjen e objekteve pengese per realizimin e ketij projekti.

Planifikohet prishja e 16 objekteve, me funksion banim/sherbim 1 kat, 2 kat dhe 3 kate + nentoke.

Ndaj ketyre objekteve jane ndjekur procedurat qe parashikon ligji.

Veprimet ligjore kane nisur pas vendimeve per perjashtim nga legalizimi si dhe pas trajtimit me bonus qeraje nga Bashkia Tirane te familjeve qe banojne ne keto objekte.

Deri tani jane prishur 4 objekte.

Theksojme se objektet jane boshatisur (liruar) nga vete poseduesit dhe jane gati per prishje.