Telefonatë nga vrasësi?! Policia sekuestron celularin e Aleksandër Ndokës

640
Policia e Lezhës ka sekuestruar celularin e Aleksandër Ndokës, këshilltarit bashkiak të ekzekutuar në Lezhë, trupi i të cilit u gjet sot në mëngjes nga Policia. 
Sekuestrimi ka ardhur në kuadrin e hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve, hetim i vështirë pasi viktima nuk rezultonte me konflikte apo me precedentë penalë.
Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, është vëllai i ish-deputetit të PS, Arben Ndokës; këtij të fundit iu hoq mandati për shkak të ligjit të dekriminalizimit, faktit se kishte qënë i dënuar në Itali për trafik qeniesh njerëzore.
Policia është duke hetuar në disa pista, përfshirë edhe konfliket e të birit të viktimës, 19-vjeçarit me precedentë penalë.
Ndoka dyshohet se është vrarë me armë me silenciator. 
INFORMACIONI I POLICISE LEZHE
Me datë 09.12.2017, rreth orës 04:25, Salla Operative është njoftuar se në Lagjen “Nënë Tereza” ka ndodhur një vrasje me armë zjarri. 
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me targa AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.N.,48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .
Sigal