Telefonata e fundit e Arielës me nënën, pak minuta para vrasjes

620
Pasi kanë marrë vesh ngjarjen, prindërit e Ariela Muratit, së bashku me disa familjarë të tjerë, janë nisur drejt Tiranës me shpresën se do ta gjenin gjallë të bijën.
Vetëm kur janë afruar pranë spitalit, kanë marrë vesh lajmin e hidhur të largimit të saj nga jeta.
Ne ambientet e morgut ku kane shkuar per te pare trupin e vajzes se tyre te pajete, ata mesohet se jane shprehur qe djali qe ka kryer krimin do ta paguaje ate qe ka bere.
Për nënën e së resë ka qenë e pabesueshme pasi para se të ndodhte tragjedia kishin folur së bashku në telefon, ku Ariela i kishte treguar se po shkonte te e motra. 
Ata nuk kishin shume kohe qe kishin komunikuar me autorin e vrasjes se Arieles, Aldison Belulajn, i cili i kishte kerkuar doren vajzes ne shtepi, por prinderit i kishin thene te hiqte dore pasi vajza ishte e bindur per refuzimin qe bente.
Mesohet se Policia e Fierit ka shkuar në fshatin Zharrëz, në banesat e dy të rinjve për të hetuar në lidhje me ngjarjen dhe për të marrë në pyetje familjarë dhe të afërm të Arieles dhe Aldisonit.
Sigal