Të zhdukur pa gjurmë prej pesë ditësh daja dhe nipi në Shkodër, gratë e tyre bëjnë denoncimin, dyshohet….

447
Sigal

Dy persona dajë dhe nip janë zhdukur prej 5 ditësh në Shkodër. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës.

Denoncimet kanë ardhur nga bashkëshortët e tyre, por nuk dihet më tepër. Burime thonë se ka shumë mundësi që të jenë larguar në Siri por këtë s’mund ta themi me bindje të plotë.

Zona ku janë larguar është një zonë që po zhvillohet dukshëm ekstremizmi.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen:

“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.

Katër orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.

“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, thotë më tek komunikata e brendshme e policisë së Shkodrës.