Të veshur civilë e me BMW X5, si i rrethoi policia shpërndarësit e drogës në Tiranë

45
TIRANE- Ndjekje me vrap nëpër rrugicat e Tiranës dhe më pas shtrirja në tokë e shpërndarësve të drogës. Këto pamje të operacioniet ‘Qelqi” të finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia e Tiranës janë të denja për një skenë filmi, ndonëse është gjithçka reale.
Në aksion policët mësohet se ishin veshur civilë, për të mos rënë në sy, ndërsa për të neutralizuar shpërndarësit përdorën edhe një BMW X5 dhe një Audi blu.