Sigal

Policia e Tiranës ka dhënë detajet e para për plagosjen e mbrëmjes së sotme.

Sipas saj, është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar Urim Vata, rreth 55 vjeç. I dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Informacion Paraprak

Në zonën e Paskuqanit është plagosur me armë zjarri (në këmbë) nga persona ende të paidentifikuar shtetasi U. V., rreth 55 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.