Të shtëna me armë zjarri tek ‘Shkëmbi i Kavajës’, s’ka të lënduar, policia shoqëron 5 persona

59
Një konflikt mes disa personave në zonën e ‘Shkëmbit të Kavajës’, në Durrës ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit, por fatmirësisht pas shkaktuar të lënduar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të një hoteli në këtë zonë ku disa persona janë konfliktuar fillimisht fizikisht dhe më pas janë përdorur edhe armët e zjarrit.
Të shtënat kanë alarmuar policinë që ka mbërritur shpejt në vendngjarje ku ka shoqëruar 5 persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, të cilët mendohet se janë përfshirë në konflikt.