Të shtëna me armë zjarri gjatë natës në Sarandë, alarmohen banorët

599
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në hyrje të qytetit të Sarandës rreth orës 02:30 të natës së kaluar.
Mësohet se të shtënat kanë qene me breshëri dhe kanë ngjallur panik tek qytetaret të cilët janë zgjuar të alarmuar.

Si pasojë e të shtënave nuk raportohet për njerëz të plagosur.

Ende nuk dihen personat që kanë qëlluar me armë zjarri dhe arsyet. Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga policia për ngjarjen.
Sigal