Të shtëna me armë zjarri, alarmohen qytetarët e Tiranës

516
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia sqaron se rreth orës 20:00 është njoftuar për të shtëna me armë në rrugën “Mujo Ulqinaku”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se pranë një parkingu, ka patur të shtëna me armë, ku mendohet se gjatë një konflikti të çastit, 2 drejtues mjetesh janë konfliktuar dhe është gjuajtur me armë. 
Policia sqaron me tej se në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhoja, nuk ka persona të lënduar. Është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Sigal