Të shtëna me armë në Vaun e Dejës, plagoset rëndë 20-vjeçari

529
Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pas të shtënave me armë zjarri në Vaun e Dejës.

I plagosuri është Emiljano Zefi, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

I riu ka marrë një plumb në kofshë, por duke qenë se lidhet me artieren nuk ka shumë siguri për jetën. 

Policia e Shkodrës thotë po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. 
Sigal