Të shtëna me armë në Durrës, nuk dihen autorët

64

Të shtëna armësh janë degjuar në lagjen nr.12 në Durrës nga persona të paidentifikuar. Mësohet se ngjarja ka ndohdur gjatë natës rreth orës 02:00, ndërkohë që nuk dihet asgjë rreth autorëve. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë policia dhe po punon për të zbardhur ngjarjen. Nuk është raportuar për asnjë person të plagosur, ndërkohë që nuk dihet nëse ka qenë ndonjë sherr mes bandave. Grupi hetimor vazhdon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.