Të shtëna me armë drejt një banese, plagoset 12 vjeçari

409
Sigal

Një 12 vjeçar i plagosur është bilanci i të shtënave me armë drejt një banese në qytetin e Durrësit. Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr duke qëlluar me armë në drejtim të një banese. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.1 dhe autorët qëlluan në drejtim të banesës së qytetarit me iniciale D.SH. Si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur fëmija 12 vjeç, të cilin e kapi një plumb rikoshet. Ai u dërgua në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje, ndërsa nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorëve.