Të reja mbi atentatin në Elbasan: Objektiv ishte Ardian Çapjaj

452
Të reja të tjera kanë dalë në dritë nga atentati i dështuar që u bë sot në mëngjes në Elbasan. Nga burime policore mësohet se objektiv ishte Ardian Çapja.
Policia e Elbasanit njoftoi se sot, datë 23.12.2017, rreth orës 9:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”.
Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë, persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Çapajve.
Më pas, në lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara. Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
Sigal