Të flesh pranë thasëve me kanabis, ndodh në Vlorë

482
Të flesh pranë thasëve me kanabis. Rasti është konstatuar në Vlorë ku policia gjeti dhe sekuestroi në dhomën e gjumit të një banese thasë me kanabis. Operacioni i ndërmarë dje u kodua “Bedroom” dhe sasia prej 37 kg lëndë narkotike u gjet në banesën e Bledar Grabovaj, 20 vjeç, banues në Vlorë.

I riu është arrestuar në flagrancë ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Grabovaj, në lagjen “1 Maji”, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kilogramë e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale” informon policia e Vlorës sot.
Sigal