Të dy kambistë, xhaxhai vret nipin në Gjilan, vetë plagoset rëndë

481
Një i vdekur dhe një i plagosur nga të shtënat me armë në Gjilan të Kosovës. Viktimat janë shumë të afërt: nipi dhe xhaxhai. Ngjarja ka ndodhur tek lokalet e argjendarëve. 

Mësohet se ka qënë ky i fundit, xhaxhai, që ka qëlluar dhe ka vrarë djalin e vëllait, por nuk dihen ende rrethanat pse ai vetë është plagosur rëndë dhe është dërguar në spital.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se “nuk dihen motivet e ngjarjes ende. Njësitë e Policisë tashmë janë në vend ngjarje”.
Sigal