Të dehur në timon, i ikin policisë, si u kapën tre shoferët në Fier

490
Tre shoferë janë arrestuar nga policia e Fierit pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur, kanë shkaktuar aksident dhe më pas i kanë ikur policisë.
Sipas të dhënave zyrtare në pranga ka rënë 48-vjeçari Arjan Myftaraj, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Patos, duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AA 475 HS ka lëvizur në sens të kundërt e nuk u është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar. Pas ndalimit nga policia dhe pas testit të alkoolit, ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur.

Po kështu është arrestuar 44-vjeçari Enton Lika, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, i cili në aksin rrugor Fier-Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 449 CR është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 735 FN dhe me pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale dhe nga testi i alkoolit ky shtetas rezultoi në gjendje të dehur.

Policia ka vënë në pranga edhe 30-vjeçarin Fabion Hodo, banues në lagjen “Naftëtari” Patos, i cili është kapur në aksin rrugor Levan-Fier, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mitsubishi” me targa AA 955 FS.
Sigal