Të dehur në makinë, tre të rinj “fluturojnë” në Vlorë

489
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen në qytetin e Vlorës. Tre të rinj kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi makina me të cilën udhëtonin, është përplasur me një mur në zonën pranë xhamisë të qytetit bregdetar. Të rinjtë me inicialet M.D, 24 vjeç, R.L, 26 vjeç dhe B.Z, 28 vjeç, kanë pësuar dëmtime të mëdha në trup dhe kokë. Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i parë që i është ushtruar të rinjve, rezulton se ata kanë konsumuar sasi të madhe alkooli. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, por dyshohet se shkak i aksidentit është bërë gjendja e dehur e tre të rinjve.
Sigal