Të burgosurin e lë zemra në qelinë e burgut në Krujë, punonjësi i policisë nuk e ndihmon

527
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Zaharisë në Krujë, ku një i burgosur ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve me zemrën. I vdekur ka mbetur 49 vjeçari nga Pogradeci, shtetasi me inicialet F.A.
Por vdekja e të dënuarit nga Pogradeci është bërë shkas i nisjes dhe të një procesi për punonjësin e burgun, oficerin e policisë, shtetasi me iniciale D.C, 37 vjeçar. I riu akuzohet për shpërdorim detyre pasi dyshohet se ai nuk i ka dhënë ndihmën e parë të burgosurit që ka patur probleme me zemrën. I burgosuri 49 vjeçar ka vdekur në orët e para të mëngjesit të ditës së kaluar në spitalin e Krujës.
Sigal