Të armatosur dhe me maska, grabiten stoli me vlerë 4.5 mln euro në një hotel në Paris

435
Të paktën 5 persona të maskuar dhe të armatosur me sëpata kanë alarmuar policinë në Paris mbrëmjen e djeshme, teksa kanë kryer një grabitje në një hotel.
Hajdutët kanë thyer vitrinat e një dyqani dhe kanë vjedhur stoli në vlerë prej 4.5 milionë eurosh në hotelin e njohur Ritz në Paris. Policia tha se tre të dyshuar janë arrestuar në vendin e ngjarjes, por së paku dy të tjerë kanë ikur.
Policia po ashtu tha se në incident nuk është plagosur askush dhe se stolitë e vjedhura nuk janë gjetur ende. Dy njerëz kanë qenë në dyqan në kohën e incidentit dhe kanë alarmuar policinë, thanë zyrtarët.
Ritz është një hotel luksoz, i cili daton nga shekulli 19. Ai është rihapur në vitin 2016 pas një rinovimi katërvjeçar. Në këtë hotel kanë qëndruar njerëz të famshëm si: Ernest Hemingëay, Coco Chanel dhe princesha Diana.
Sigal