Task Force e OSHEE bën namin në Tiranë, arreston 10 abonenentë që vidhnin energjinë

472
Njësia Task Force e OSHEE në Tiranë zhvilloi ditet e fundit disa kontrolle të imtësishme bazuar mbi informacione të marra në rrugë operative, mbi abonentët që vidhnin energjinë elektrike.
Aksioni u krye ne zonën e Kamzës dhe Don Boskos, nga ku u kapën në flagrancë 10 shtetas në kundërshtim me ligjin dhe kodin penal.
Nga procerverbalet e plotësuara, në prani të oficerit te policise gjyqesore, mesohet se 3 shtetas konsumonin energjine pa patur kontratë me OSHEE (pra, vjedhje e hapur), 3 të tjere furnizoheshin me lidhje të paligjshme (pas ndërprerjes si debitore), dhe 4 te tjeret kishin nderhyre ne mates duke manipuluar të dhënat (ulje e konsumit).
Shtetasit:
Muhamet A
Halim A
Marash M
Emazije H
Xhelal L
Rakip T
Shpetim H
Franc R
Bashkim T
Zenepe G
Të 10 shtetasit, kryesisht nga Kamza, në bazë të provave materiale dhe filmike, janë proceduar penalisht dhe shoqeruar në komisariatet përkatese të Policisë së Shtetit per hetime të mëtejshme nga prokuroria.
Sigal