Tapë në timon, ja ç’bën policia e Fierit

731
Katër të arrestuar vetëm gjatë ditës së diel. Ky është bilanci i një aksioni nisur nga policia e Fierit në lidhje me kontrollet ndaj drejtueseve të automjeteve.
Altin Daulle, 41 vjeç u arrestua pasi në autostradën Fier-Lushnje, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, nuk i ka ndaluar patrullave të policisë. Pas kapjes rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Mariglen Sinaj, 28 vjeç u arrestua pasi në lagjen “16 Prilli” është kapur duke drejtuar mjetin tip “Volksëaken” në gjendje të dehur. Po ashtu edhe Artur Buzi, 43 vjeç.
Ndërkohë Eriseldo Tafa, 28 vjeç u arrestua pasi ishte në kërkim. Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 muaj burg për veprat penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.
Sigal