Synonin Gjermaninë, kapen në Kakavijë 20 klandestinë nga Maroku

61
20 klandestinë nga Maroku dhe Palestina janë kapur në kufirin tokësorë mes Greqisë e Shqipërisë pasi po tentonin të futeshin në vendit tonë për të kaluar më pas drejt Europës e kryesisht Gjermanisë
Sipas policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, bëhet e ditur se,klandestinët janë kapur në vendin e quajtur “Nepravishtë” dhe kishin destinacion Malin e Zi për të kaluar më pas në vendet e Europës.
Policia ka bërë shoqërimin e tyre për në zyrat e Pikës Kufitare Kakavijë e më pas janë çuar për tu strehuar në vendin e caktuar për klandestinët.
Destinacioni i këtyre shtetasve, sipas policisë, ishte Gjermania.