Superoperacioni në Vlorë, arrestohen edhe dy efektivë policie

505
Dy efektivë policie janë arrestuar gjatë operacionit në Vlorë, ku u kapën rreth 15 ton drogë. Mesohet se në pranga kanë përfunduar kryeplaku i fshatit Llakatund si dhe dy efektivë policie, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.
Operacioni i madh në jug, u zhvillua gjatë natës nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako dhe drejtuesve të tjerë të policisë.

Raportohet se sasia e kanabisit për të cilën u tha fillimisht se është 15 ton mund të jetë edhe më e madhe. Droga u gjet në dy banesa, ndërsa u sekuestruan edhe 5 kallashnikovë. Po kështu në krye të operacionit ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Eduart Merkaj. Puna e këtij institucioni ka të bëjë pikërisht me kontrollin dhe shkeljet nga ana e efektivëve të policisë.
Sigal