Sulmuan policinë, “arrest me burg” anëtarëve të familjes Çapja

31

Kanë dalë para Krimeve të Rënda tre të arrestuarit e pak ditëve më parë në qytetin e Elbasanit, të akuzuar se sulmuan policinë me armë .Florenc Çapja dhe Bledar Muça, sipas prokurorisë, janë të dyshuar për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë” të efektivëve të policisë. Ndaj tyre, gjykata vendosi masën “arrest me burg”. Ndërkohë që të prangosurit tjetër, Ardian Çapja, gjykata do t’ia komunikojë masën në spital, ku dhe mbahet nën kujdesin e mjekëve. Prokuroria thotë se një grup i vëzhgimit policor u sulmua me armë nga pjesëtarë të fisit Çapja, ngjarje për të cilën pati më pas disa të shoqëruar dhe dhjetëra kontrolle të uniformave blu në këtë qytet.