Sulmojnë me thikë çiftin në tentativë për t’i grabitur, arrestohen 4 shqiptarë në Athinë

588
Policia greke ka arrestuar 4 shqiptarë në Athinë, pasi kanë sulmuar me thikë një çift në banesën e tyre në tentativë për t’i grabitur.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Apostolou Pavlou Filopappou’. Shqiptarët i kanë kërkuar çiftit t’u japë sendet me vlerë dhe parat, por pas rezistencës kanë kanosur dhe plagosur lehtë djalin e çiftit dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar edhe nga errësira. Ata janë arrestuar pak orë më vonë nga policia pas kërkimeve.
Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 18, 19 e 20 vjeç, ndërsa është në kërkim një tjetër.
Sigal