Sulmohet me armë shoferi i autobusit në Lezhë, çfarë deklaroi në polici

494
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kalivac, ndërsa i plagosuri është A.Gj, 47 vjeç, shofer i linjës Kalivaç-Lezhë. Ai është plagosur në këmbë nga persona ende të paidentifikuar dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje në polici 47-vjeçari ka deklaruar se nuk i njeh agresorët.
Njoftimi i policisë:
Me datë 11.07.2017 , rreth orës 05:15 është marrë njoftim se në fshatin Kalivaç në Lezhë, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A.Gj. 47 vjeç.

Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur grupi hetimor, që po kryen të gjitha veprimet hetimore e proçeduriale për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po bëhet krehja e zones si dhe janë ngritur pika kontrolli.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave e motiveve të ngjarjes.
Sigal